“Fëmijëri e humbur”, kryetarja Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve: Prindërit i braktisin të vegjlit nëpër Europë për dokumente

26/05/2024 07:30

Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

Se nga çfarë rrezikohen sot fëmijët do flasim me Alma Tandilin që drejton agjencinë shtetërore për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. Por do të ndalemi edhe tek braktisja e tyre nga prindërit jashtë vendit.

Intervista e gazetares Anila Hoxha me Alma Tandili, Kryetare e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.

Anila Hoxha: Sa fëmijë janë aktualisht nën mbrojtje dhe që kontrollohen nga kjo agjenci ?

Alma Tandili: Ne për vitin 2023 kemi rreth 2200 fëmijë që janë në urdhër mbrojtjeje, që menaxhohen nga strukturat tona e mbrojtjes së fëmijëve. Që dmth. në 61 bashki , kemi 61 njësi të mbrojtjes së fëmijëve. Kur në të gjithë territorin e Shqipërisë, ne kemi 223 aktualisht punonjës së mbrojtjes së  fëmijëve që janë në cdo njësi administrative. Kur në detyrimin  tonë ligjor e kemi për çdo 3000 fëmijë, ne duhet të kemi një punonjës të mbrojtjes së fëmijës të dedikuar, që me ligj ky numër ka ardh duke u rritur vit pas viti. Ne kemi shtuar këtë numër ku pjesa më e madhe e  profesionistëve janë punonjës socialë.

Anila Hoxha: çdo me thënë të mbrohen dhe nga kush mbrohen?

Alma Tandili: Një fëmijë me urdhër mbrojtjeje është ai fëmijë i cili është viktimë e dhunës dhe abuzimit, e shfrytëzimit, në të gjitha format e saj më të rënda ku kemi për herë të parë në ligjin `Për të drejtat e fëmijëve` kemi edhe një nocion të ri, që është neglizhimi. Edhe një fëmijë i neglizhuar për ne është një fëmijë i cili merret në mbrojtje.

Anila Hoxha:Sa fëmijë janë në situatë rruge?

Alma Tandili: Aktualisht kemi rreth 130 -150 që janë ende në menaxhim.Ne i kemi të gjithë fëmijët në menaxhim. Pra, ne kemi cdo informacion. Pra,ne fëmijët n’a njohin dhe i njohim. Prindërit n’a njohin dhe i njohim. Sapo afrohemi ne, ato largohen sepse e dimë që  mekanizmi i parë është ne i marrim pra. Ideja është që t`i heqim  nga kjo situatë.

Anila Hoxha:Kush i shtyn në lypje? Familja apo ka edhe rrjete?

Alma Tandili: Pjesa më e madhe janë familja dhe sigurisht ka edhe persona të cilët janë nga rrethi i besimit familjarë që mund të jenë të afërmit e tyre,por zakonisht janë familjet biologjike dhe rrethi i besimit familjar. Këto janë dicka të matshme .

Anila Hoxha:Sa është numri i fëmijëve që përdorin drogë?

Alma Tandili: Në Shqipëri,aktualisht ne dimë që kemi vetëm 200 të mitur që kemi marrë 200 fëmijë që janë në konflikt me ligjin. Që një pjesë e tyre janë edhe për përdorim të substancave narkotike. Ky përdorim i këtyre substancave që themi që është kthyer në trend që nga shisha deri tek ato tullumbacet që janë me helium edhe hashashi janë, të cilat bëhen  një formë për të qenë trendi i shoqërisë sot.

Anila Hoxha:Megjithatë, një arenë tjetër që mund t`a konsiderojmë aspak të sigurtë është zona kibernetike.Sa të rrezikuar janë fëmijët?

Alma Tandili: Në vitin 2023 kemi pasur 19 raste të referuar për dhunë online që janë marrë nga lista e mbrojtjes së fëmijëve. Dhuna online e shantazhuar, pra shantazhuar,rekrutuar, abuzuar , bullizuar , të gjitha format e rënda deri tek dhuna seksuale që është forma më e rëndë e dhunës. Kur them 19 raste , janë referuar pranë nesh dhe dhuna online është një fenomen, trend globalisht jo vetëm Shqipëria,  por  globalisht është rreth  1 në 3 fëmijë navigon në mënyrë të pasigurtë në internet. Ka dy momente të cilat ne duhet të diskutojmë, e para prindërit nuk janë të edukuar përsa i përket mbrojtjes online. Shumë pak prindër e dinë që mund të përdorin edhe google app. edhe aplikacione të tjera. Paketa të tjera që ne mund ti marrim nëpërmjet aplikacioneve online mund ti shkarkojnë ata, edhe mund ti blejmë aq sa mund të jenë, sa mund të jetë pagesa por nuk kanë informacionin. E vetmja gjë është që ne duhet që vazhdimisht flasim me to dhe më besoni që inteligjenca e fëmijëve sot, përsa i përket botës digjitale është 10.000 hapa , 10.000.000 hapa me atë të prindërve.

Anila Hoxha:Ne investiguam të dhënat prej Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pamë një shifër të lartë të fëmijëve që po  i konsiderojmë të tilla, pra të viktimizuara.Mbasi gjatë proceseve gjyqësore të divorcit, prindërit më pas njëri nga prindërit refuzonte që të përgjigjej për paditë e pensionit ushqimor, për dhënien e mjeteve të jetës dhe nga ana tjetër pamë gjithashtu një fenomen të shtrirë në një dekadë që ishte gjithashtu fenomeni i marrjes së padrejtë të fëmijës,  nga njëri prej partnerëve që kryesisht është babai apo njëri nga gjyshërit nga krahi i babait. Sa shqetësuese e shikoni ju, të dyja këto trende?

Alma Tandili: Këto janë bërë shumë shqetësuese sepse në Agjencinë , një në katër raste, ne kemi vendime gjykate që kërkohet për shkak të konflikteve që kanë edhe padrejtësisë duke penguar dhe jetën dhe zhvillimin e fëmijës, ku njëri prej prindërve kërkon ta takojë ose kërkon ta marrë edhe me pushime,  e ndalon në mënyrë kategorike për shkak të hakmarrjes që ai fëmijë të mos i marri ato , të marri ato shërbime që i takojnë. Pra, duke u  kthyer në formë urrejtjeje. Fëmijët kanë filluar të përdoren , të shantazhohen dhe të kthehen si një mashë, si një  levë për prindërit, për shkak të inateve dhe xhelozive.Po  kërkojmë ta zbatojmë bashkë me partnerët tanë. Është alarmante `prindërimi pozitiv`, do ti bëjë me  shkollë detyruese, do detyrojmë prindërit të vijnë në klasë, prindërimi që ti nuk mundesh me ligjin për të drejtat  e mbrojtjes së fëmijës,  jo ta shantazhosh fëmijën dhe prindin tjetër.

Anila Hoxha:Ishit njoftuar ju si agjenci për çështjet e 3 fëmijëve për  ngjarjen e Shkodrës(rasti i Alma Arrazit me 3 fëmijët) ?

Alma Tandili: Jo, i vetmi informacion që ne kishim, që nëna duke qenë se formimi i saj dhe i bashkëshortit ishte i nivelit arsimor nëntë-vjeçar dhe pothuajse me 4 (katër) klasë shkollë, pra fillore, detyrohej që ti çonte vajzat që ishin të rritura,  që ishin në shkollë, për ti marrë kurset jashtë shkollës për mësimet sepse ajo nuk arrinte dot të kuptonte ato ushtrimet e matematikës, fizikës, më të vështirat. Edhe në shkollë nga takimi që kemi patur me mësuesin nga kontakti që kemi patur me ZVA(Zyra Vendore Arsimore) atje,  ajo ishte shumë korrekte dhe shumë e përkujdesur për fëmijët e saj. Kemi edhe ato raste që edhe seksi mashkull ndihet i pambrojtur sepse mund të ketë familja e gruas apo ish-partneres me shumë influencë . Këtu kemi të bëjmë me persona me influencë. Po çfarë ndodh? Në momentin që vijnë tek strukturat shtetërore që e kemi fakt këtë,  e kemi dëshmi,  gjërat kanë ndryshuar shumë.

Anila Hoxha: Pra vihen para faktit…?

Alma Tandili: Vihen para faktit, ka një reagim. Ti  vepron me ligj.

Anila Hoxha: Mbaj mend që ka patur raste në bashkinë Kamëz. Që për shkaqe të indoktrinimit fetar të  një prej prindërve, ai e ndaloi edhe e zbuluan pikërisht anëtarët e Njësisë për  Mbrojtjen e Fëmijës. Por,  nga ana tjetër, ne kemi edhe një fenomen tjetër zonja Tandili ,  që lidhet me gjakmarrjen,me një të vërtetë të madhe që `bërtet`që është këtu. Keni informacione ju,  se sa fëmijë nuk shkojnë në shkollë pikërisht për shkak të ngujimit?  

Alma Tandili: Tani raportim nga njësitë e mbrojtjes së fëmijëve ne i kemi zero. E di që është një nga pyetjet që më është bërë dhe kjo nuk është as për ta fshehur, madje edhe në Malësi të Madhe , diskutimi i parë ishte më tregoni sa raste keni . Ata raportojnë që të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë.

Anila Hoxha:Për çfarë është më i shqetësuar institucioni që ju drejtoni , pra njerëzit, për çfarë janë më të shqetësuar,  njerëzit dhe ekipi me të cilin punoni në Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve sa i takon fushës së të miturve?

Alma Tandili: Dilema më e madhe ajo që kemi përsa i përket Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, e para,  që është baza është familja, përgjegjshmëria familjare, të gjithë kujdestarët duhet të marrin përgjegjësi për fëmijët tanë,  e dyta,  raportimi e kemi shumë të rëndësishëm .

Anila Hoxha:Ku duhet të raportohet?

Alma Tandili: Raportimi për fëmijët është linja 116 , 111, 112  falas,  në polici dhe njësitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe në bashki.

Anila Hoxha:Për gjithë

Anila Hoxha:Një fëmijë duke u përdorur, duke shitur diçka në rrugë?

Alma Tandili: Mjafton pranë psikologut, pranë shkollave , çdo lloj njësie. Mjafton ta flasin, ka raste që shëndetësia po bën një punë  në fakt kohët e fundit të paktën po e diskuton edhe bebet edhe foshnjet që nuk vijnë të ushqyera mirë , që nuk kujdesen, pra,  tek fëmijët që shkojnë në shkollë, pra fëmijët të cilët  nuk  kanë, ka  një lloj neglizhimi sepse vihet re që prindi nuk frekuenton , nuk vjen asnjëherë në mbledhje,  pra mbahen më shumë në vëmendje. Me psikologë me punonjës social ky është gjithë mekanizmi që ne po ndërtojmë në fakt, ndërgjegjësimi sa më i lartë.  

Anila Hoxha:Keni ju një listë fëmijësh që janë të zhdukur ose nuk dihet asnjë gjë se ku janë ?

Alma Tandili: Me të dhënat statistikore, ne kemi vetëm me vendim gjykate vetëm 9 fëmijë të humbur në fakt. Një fëmijë i humbur dhe i zhdukur vetëm me vendim gjykate mund ta shpalli . Ne nuk mund ta konsiderojmë vete atë fëmijë , agjencia  pra, ne agjencia nuk e kemi tagrin. Është vetëm ligji dhe gjykata dhe aktualisht janë vetëm 9 fëmijë të humbur.

Anila Hoxha: Kush janë këta fëmijë ?

Alma Tandili:Të cilët me vendim gjykate një pjesë janë mediatike dhe një pjesë janë në kërkim prej vitesh të cilët nuk kemi asnjë lloj sinjali në rrugë zyrtare.

Anila Hoxha: Sa është numri i të braktisurve jashtë?

Alma Tandili: 115 kërkesa të  fëmijëve të pa shoqëruara në vendet e BE, që shtetet e BE kërkojnë vlerësim për familjet e këtyre fëmijeve. Dhe 7 janë rikthyer.

Anila Hoxha: Dhe ku braktisen, në cilat shtete ?

Alma Tandili: Në stacionet e policisë.

Anila Hoxha: I braktis prindi vetë apo?

Alma Tandili: Prindi apo kujdestari. Mjafton njëri prej prindërve.

Anila Hoxha:Të huajt kërkojnë informacion për çfarë familje bëhet fjalë?

Alma Tandili: Këta 115 raste. Ata i kanë në qendrat e tyre rezidenciale në qendrat e tyre pritëse , në qendrat e tyre azilkërkuese në vendet e BE,  kjo është  një gjë e mirë. Të paktën ne kemi sistemin e mbrojtjes.

Anila Hoxha: Dhe ju grumbulloni informacion për prindërit?

Alma Tandili: Ky sistemi i mbrojtjes që them unë është shumë i mirë sepse të paktën ti fëmijën e ke në sistem, e ke në sistemin digjital, por e ke edhe në sistemin fizik .

Anila Hoxha: Në cilat shtete janë braktisur?

Alma Tandili: Pjesa më e madhe e fëmijëve është Italia ka pjesën më të lartë . Greqia mban pjesën më të lartë të fëmijëve, pavarësisht shkojnë me sezone, por ata janë shumë të kujdesshëm, përsa i përket, ata i plotësojnë me shumë dokumentacione fëmijët, pra janë shumë të rregullt. Franca është shumë e rregullt,Belgjika është shumë e rregullt. Pra, që kërkojnë herë pas herë vlerësimin në familje.

Anila Hoxha: Ndërsa ju dërgoni informacion për prindërit ?

Alma Tandili:Po, edhe këtë vlerësim e bën punonjësi i mbrojtjes së fëmijëve.

Anila Hoxha:Kemi gjithashtu edhe një fenomen tjetër të bashkëshorteve që largohen bashkë me fëmijët sepse mbasi janë dhunuar në Shqipëri nga partnerët .

Alma Tandili: Këto raste që largohen për shkak të dhunës duhet ta raportojnë, ta fusin në sistem fëmijën, ta fusin në sistem edhe gruan edhe shërbimin.  Shiko edhe e përdorin për azil ka filluar e përdorin shumë këtë pjesë, pra mjafton gjasme për një jetë më të mirë. Por kemi raste që po na kthehen shumë nga vendet e BE.

Anila Hoxha:Faleminderit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA