Berisha i nxjerr fotot në takimin e Ramës në Milano, qytetarja: Sali efendi, vetëm ti je në dritare, unë si emigrante 30-vjeçare…

26/05/2024 17:34

Edhe në këtë takim të dytë të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e diasporës, Sali Berisha sërish ka hedhur akuza të bazuara te ‘qytetari digjital’, por që janë hedhur poshtë shumë shpejt. 

Ai ka postuar në Facebook disa foto të një mësueseje nga Rrësheni e cila ka marrë pjesë në takimin e Ramës me shqiptarët e Italisë, të cilën e akuzon se ka shkuar “me partinë”.

“Mësuesit e Partisë! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. ‘Pershendetje doktor. Ja dhe grupi i arsimtareve nga Rresheni në Milano me në krye Marjana Suli Brozi’”, shkruan Berisha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zonjës në fjalë, e cila i ka komentuar në këtë postim duke i thënë se sërish qytetari digjital e ka gënjyer. Ajo shprehet se në këtë ditë të diele, që është pushim, ka udhëtuar drejt Milanos privatisht.

Ajo sqaron më tej se ka shkuar për të dëgjuar se si tashmë si një emigrante prej 30 vitesh dhe se ka nënshtetësi italiane, ligjërisht përfiton pension në dy shtete, pas marrëveshjes së Shqipërisë dhe Italisë.

“Sali ti je me liri te kufizuar, une jam qytetare e lire, qytetare europiane sepse gezoj dy shtetesi, une jam e lire te shoh te ardhmen ne driten e syrit dhe falenderoj zotin qe se pashe kurre tek ti. E diela pushim Sali efendi, te tjerat verifikoi po deshe duke pare mundesine tende te mos daljes jashte jo ne dritare ti ofroj une cfare te duhet. Emigrantet sot ne Itali degjuan me veshet e tyre se jane me ne vemendjen e shtetit shqiptar!”, shkruan ajo.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA