Ullinjtë mbesin pa vjelë/ Sipërfaqe të mëdha në Lushnjë të pashfrytëzuara prej mungesës së punëtorëve
24/11 12:50
400 familje të fshatit Godolesh në Elbasan burim kryesor jetese kanë tregtimin e qershisë.
Zona prodhon më shumë se 10 mijë ton qershi çdo vit duke qenë një nga furnizuesit kryesorë të tregut, por problem për fermerët mbetet çmimi i ulët i cili nuk mbulon kostot e tyre.
Fermerët kërkojnë investimin në një pikë grumbullimi, në mënyrë të tillë që qershia të mund të rezistonte pak më gjatë në kushte frigoriferike. Si një kulturë delikate qershia prishet shumë shpejt e për pasojë fermeri është i detyruar ta shesë me çdo lloj çmimi.
Godoleshi prodhon disa varietete te ndryshme të qershisë ndërsa e preferuar mbetet qershia e Elbasanit për shkak të ëmbëlsisë së saj.
Top Channel