Kandidati i pavarur presidencial Kennedy, thotë se do të tërheqë akuzat ndaj Assange dhe Snowden nëse fiton (fotot)

25/05/2024 19:04

Duke folur dje në një konventë në Uashington, Robert F. Kennedy Jr kandidati nga familja e njohur politike amerikane, nipi i ish-presidentit John F. Kennedy, tha se do të tërheqë akuzat ndaj kreut të WikiLeaks, Julian Assange dhe informatorit të tij nga inteligjenca amerikane Edward Snowden.

Madje Robert F. Kennedy Jr akuzonte Joe Biden e Donald Trump për shkelje të kushtetutës, duke u zotuar se do të mbrojë liritë civile në SHBA.

Në fjalimin e tij para turmës aktivisti njohur anti-vaksina dënonte të dy kandidatët kryesorë për shtypjen e të drejtave dhe të lirisë së fjalës gjatë kohës së pandemisë.

“Nëse adhuroni lirinë, atëherë duhet të zgjidhni liderë që frymëzohen prej saj dhe bazohen te kushtetuta”.

“Më vjen keq të them se as presidenti Trump as Biden nuk e kalojnë dot këtë kriter, pasi asnjë nga ata nuk ka mbrojtur kushtetutën kur kishte me të vërtetë rëndësi.

Kennedy, pinjoll i klanit të famshëm politik me xhaxhanë e vrarë në atentat dhe babanë kryeprokuror të vrarë një aksident ajror, kandidoi fillimisht me demokratët por më pas doli si i pavarur./AFP/

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA