Donald Trump flet për emigrantët në fushatë: Po krijojnë një ushtri për të pushtuar SHBA (fotot)

25/05/2024 17:59

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar së fundmi retorikën e tij anti-emigracion në një miting në Bronx, New York, ku pretendonte se emigrantët ilegalë që vinë në SHBA “po organizohen për të krijuar një ushtri”.

Megjithse nuk dha prova për pretendimin e tij, mediat vendase shkruanin se komentet janë pjesë e ‘narrativës së errët’ të thuajse të nominuarit presidencial republikan.

Fushata e tij për zgjedhjet e këtij viti vijon të fokusohet në skandalin e emigracionit të pafrenuar nga kufiri meksikan, për të cilin administrata Biden nuk duket se ka bërë shumë për të ndalur.

Në bastionin e tij New York gjithashtu është regjistruar një rritje e frikshme e emigrantëve e azil-kërkuesve vitet e fundit.

Trump ta në fjalën e tij:

“Ata vijnë nga Afrika, ata vijnë nga Azia, vijnë nga e gjithë bota, nga Lindja e Mesme, Jemeni … numra të mëdhenj po vijnë nga Kina. Dhe kur i shikon këta njerëz, ata janë të gjithë meshkuj, të rinj, nga 19 deri në 25. Janë të gjithë në moshë për shërbim ushtarak.”

“Mendoj se ata po krijojnë një ushtri … duan të na e marrin nga brenda,” tha më tej republikani.

“Me siguri që janë duke krijuar diçka. Ata kanë diçka në mendje, por ne do t’i japim fund kësaj,” përsëriste Trump.

Trump premtoi më tej të kryente “operacionin më të madh kriminal të depërtimit në historinë e vendit, pasi situata është e papërballueshme”.

Megjithëse ekspertët thonin për rrjetin ABC News se një plani tillë do të ishte shumë i vështirë për t’u realizuar, pasojat do të ishin negative.

Komentet e Trump bënë turmat të nisnin të brohorisnin, “Ktheji mbrapsh, ktheji mbrapsht!”

 

Trump ka bërë dhe më parë komente të ngjashme teksa i thoshte prezantuesit Hugh Hewitt muajin e kaluar se emigrnatët kinezë në SHBA “me siguri po krijojnë një ushtri.”

Trump shtonte më tej në fjalën e tij në miting, pa dhënë prova, se emigrantët “po dalin nga burgjet dhe institucionet psikiatrike” të kombeve të tjera, dhe në SHBA po kryejnë krime të kategorisë së re te njohur si “krime emigrantësh”.

Mitingu i tij vjen disa orë pasi ligjbërësit në Capitol Hill votuan një paketë ligjesh për sigurinë kufitare, që ishte refuzuar më herët nga Senati, shkruan ABCNews.

FOTO GALERI
1/3
"Ata janë të gjithë meshkuj, të rinj, nga 19 deri në 25. Janë të gjithë në moshë për shërbim ushtarak."

Top Channel