Pranimi i Rishi Sunak se nuk do ketë fluturime drejt Rundës përpara datës se zgjedhjeve të reja të 4 korrikut, por vetëm pas kësaj date, nëse partia e tij fiton, si dhe hedhja në kosh e kësaj politike nga opozita, nëse fiton zgjedhjet, siç mund të ndodhë, sipas njohësve të politikës dhe sondazheve me diferencë mjaft të thellë, nuk përbën lajm të mirë për luftën kundër emigrimit ilegal.

Përkundrazi, ekziston frika dhe shqetësimi publik, se këto zhvillime thjesht mund të inkurajojnë grupet e krimit te organizuar për të vazhduar si deri me sot, organizimin e kalimeve ilegale përmes La Manshit. Shto këtu numrin shumë të lartë, mbi 10 mijë të të ardhurve deri me sot, më shumë se çdo vit më parë në këtë periudhë kohe dhe me gjasa siç është tendenca, për shtimin e kalimeve në muajt e verës, dhe kur vëmendja e politikës dhe shtetit është fokusuar drejt zgjedhjeve  dhe fushatës elektorale.

Nëse konservatoret në pushtet humbasin, qindrat dhe milionat e dhënë Ruandës dhe gjysmë miliardët e dhënë Francës për të penguar kalimet ne La Mansh, me shume gjasa do jenë para taksapaguesish të keqadministruar. Por edhe nëse fitojnë, konservatorët në pushtet, dhe fluturimet drejt Ruandës do rifillojnë. Fatura financiare do jete e jashtëzakonshme edhe pse nuk jepet asnjë shifër se sa mund të kushtojnë këto fluturime, sakaq, edhe opozita e cilëson këtë politike dështim dhe jo produktive.

Shqetësimi në radhët e opinionit publik dhe analisteve është se nuk ka drite në fund të tunelit, edhe për planet e opozitës për çështjen e emigrimit ilegal, dhe kalimet ilegale do vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve deri në një moment të dytë politik më të qartë se kush do drejtojë vendin, dhe nëse do identifikohet dhe funksionojë një politikë anti-emigracion e cila për dekada nuk ka ndodhur dhe emigrimi drejt Britanisë nuk po njeh të ndalur, sipas shifrave zyrtare.

Deri atëherë, gjasat janë se kalimet ilegale me gomone dhe forma të tjera transportit të Britanisë, duket se do vazhdojnë dhe në rritje, siç po tregojnë muajt e parë të 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA