Sulm raketor në Krime, raportohet për dy të vrarë

24/05/2024 12:32

Guvernatori i Gadishullit të uzurpuar ukrainas të Krimesë, Sergei Aksyonov, ka thënë të premten se dy njerëz janë vrarë nga një sulm raketor ukrainas në gadishull.

“Si pasojë e një sulmi raketor nga armiku në rajonin Simferopol, dy kalimtarë rasti u vranë”, shkroi Aksyonov.

Ai shtoi se një ndërtesë biznesore u godit gjithashtu në qytetin Alushta, në pjesën juglindore të Krimesë.

Kanali ukrainas në Telegram, Crimean Bridge, e publikoi një video e cila shfaq shpërthime pranë Alushtas, ndërsa kanali Atesh tha se një qendër ruse për komunikim ushtarak u godit në afërsi të Alushtas.

Nuk ka qenë e mundur të verifikohen menjëherë në mënyrë të pavarur pretendimet për këtë rast.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve TASS e citoi Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë duke thënë se kundërajrorët i interceptuan tre raketa ATACMS mbi Krimea, dhe se ushtria i ka shkatërruar tre dronë ukrainas që ishin nisur drejt gadishullit.

Ukraina nuk e ka komentuar këtë rast zyrtarisht./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA