Rama: Pista e biçikletave më 1 Qershor. Në Tiranë 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkolla

24/05/2024 15:04

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pista e biçikletave e realizuar nga Bashkia e Tiranës pranë zonës së stadiumit kombëtar.

Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama thekson se pista e re që do hapet më 1 qershor, i shtohet edhe 84 këndeve të lojërave në Tiranë, çerdheve dhe shkollave të reja.

“Pista e biçikletave, më 1 Qershor i shtohet kryeqytetit pas Kopshtit Zoologjik, 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkollave të reja”, shkruan Rama.

 

Top Channel