Policia e Shkodrës ka proceduar një 23-vjeçari pasi ka dhunuar të shoqin.
Po ashtu, seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Rr., 18 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se i ka dhënë për të konsumuar lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një 15-vjeçari.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Q., 40 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi administron një pikë grumbullimi skrapi dhe nuk ka deklaruar të ardhurat, sipas ligjit;
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel