Policia aksion në Tiranë/ Sekuestrohen 10 armë zjarri, trafikoheshin nga Kosova drejt Shqipërisë me… autobus

24/05/2024 09:40

Policia e Tiranë ka kryer një operacion në sajë të të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri.

Sipas informacioneve të gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, mësohet se armët trafikoheshin nga Kosova drejt Shqipërisë. Këto të fundit vinin në vendin tonë me autobus.

Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA