Vodhi para, ushqime dhe një motor në disa banesa në Lushnjë, arrestohet 34-vjeçari
23/05/2024 10:35
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 34-vjeçari i cili akuzohet për vjedhje, ndërsa rezulton po ashtu i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Policia ra në gjurmët e tij bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve për vjedhje të kryera ditët e fundit. Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, ky shtetas ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.
Sakaq, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel