Video/ Emigranti turk shokohet kur pa ‘sa thjesht mund të hysh ilegalisht ne SHBA’ (fotot)

23/05/2024 21:23

Kriza kufitare në pikat e hyrjes së SHBA me Meksikën është tashmë aq e dukshme sa vetë emigrantët shprehen të shokuar se sa e thjeshtë është të hysh në SHBA nga pikat e ligjshme në jug të vendit.

Rrjeti amerikan Fox News intervistoi sot një emigrant turk pranë kufirit jugor në San Diego që kishte hyrë në SHBA nga zona e Jacumba Hot Springs.

Emigranti tha se kishte paguar një kartel meksikan disa mijëra dollarë për ta lejuar të kalonte në anën meksikane të kufirit.

“Më kishin refuzuar disa herë vizën prandaj vendosa të kaloj ilegalisht”, tha emigranti i paemëruar publikisht. Ai shtonte më tej: “Amerikanët paskan të drejtë, ata nuk dinë asgjë kush hynë e del në vendin e tyre. Unë ndoshta mund të jem në rregull, po të tjerët? Ata mund të jenë vrasës, psikopatë, çfarëdo … Këtu nuk ka asnjë kontroll”.

Gazetari Bill Melugin e pyet i habitur emigrantin: “Ti shqetësohesh për njerëzit që mund të kalojnë kufirin?”

“Po, po, sigurisht që po. Sepse njerëzit nuk janë normalë, sikur ta dija që ishte kaq e thjeshtë ndoshta nuk do të kisha vendosur të vija në SHBA”.

Gazetari i Fox News shtonte se kur kuptohej që njerëzi kishin para të mjaftueshme për procesin e aplikimit të vizës ata fillimisht pranoheshin, por më pas viza u mohohej. Prandaj shumë vendosin të përfitojnë nga hapja e kufijve.

Melugin komentonte më tej: “Ko është pikërisht ajo që po ndodh, ata më kanë thënë të gjithë, në kamera dhe jashtë saj. Vizat u janë refuzuar disa herë, kështu që vendosin të kalojnë ilegalisht, u habitën sa e thjeshtë ishte”.

Sektori i San Diego është kthyer në epiqendrën e krizës kufitare të emigrantëve. Prej rritjes së sigurisë në Texas e në veri të Meksikës, trafikantët i drejtojnë ata në brigjet perëndimore të SHBA, teksa më parë pikat e preferuara ishin San Diego, Tucson, Arizona.

Deri tani për këtë vit patrullat kufitare në San Diego kanë numëruar rreth 223,000 emigrantë ilegalë por numri mund të jetë shumë më i madh, shkruajne mediat.

FOTO GALERI
1/2
Kriza kufitare në pikat e hyrjes së SHBA me Meksikën është tashmë aq e dukshme sa vetë emigrantët shprehen të shokuar se sa e thjeshtë është të hysh në SHBA

Top Channel