Ushtria e Nigerisë liron dhjetra pengje nga bandat në rajonin verior Zamfara (fotot)

23/05/2024 18:13

Zëdhënësi i guvernatorit të shteti nigerian Zamfara tha se lirimet vijnë pas një operacioni të ushtrisë ndaj kampeve banditë në zonë ndërsa mohonte se ishin paguar shpërblesa në para.

Ushtria tha se kishte shpëtuar 64 gra e fëmijë të marrë peng nga “bandat kriminale” disa javë më parë në shtetin veriperëndimor Zamfara.

“64 gra e fëmijë të marrë peng nga fshati janë liruar nga pengmarrësit prej operacionit të ushtrisë në këtë zonë,” tha zëdhënësi i guvernatorit të Zamafara, Suleiman Bala Idris duke shtuar se ndryshimi kishte ardhur prej dislokimit të trupave.

Zamfara është një nga disa shtete në veri dhe veriperëndim të Nigerisë që po vuajnë dhunën e re të militantëve.

Nuk dihen arsyet e këtij përshkallëzimi apo mënyrën e armatosjes se tyre, por mediat spekulojnë se ka të bëjë me debate për kullotat, tokën e burimet e tjera natyrore.

Bandat kriminale raportohet se mbajnë kampe të fshehura në pyjet e gjera të Zamfara, Kaduna, Katsina e shteteve të lumit Niger, dhe disa herë është raportuar për pengmarrje nëpër shkolla.

Banori Sa’idu Abbakar, nga Gidan Danzara, tha se vendasit detyrohen t’i paguajnë bandave për lirimin e pengjeve apo dhe shuma të rregullta “për mbrojtje” që bandat të mos “i ngacmojnë”.

FOTO GALERI
1/2
Banori Sa'idu Abbakar, nga Gidan Danzara, tha se vendasit detyrohen t’i paguajnë bandave për lirimin e pengjeve apo dhe shuma të rregullta “për mbrojtje” që bandat të mos “i ngacmojnë”.

Top Channel