Trupi i ushtarit 33 vjeçar të abuzuar nga eprorët, qëndroi tre javë në kazermë para se të zbulohej në Britani (fotot)

23/05/2024 21:47

Një ushtarak britanik trupi i të cilit qëndroi tre javë i pazbuluar në dhomën e tij në kazermë, kishte qenë viktimë e abuzimit sistematik nga ata që duhet të kujdeseshin për mirëqenien e tij, u tha sot në hetimin e çështjes.

Bullizuesit e korporalit Bernard Mongan ishin në fakt eprorët e tij, që dyshohet se e çuan deri në vetëvrasje.

Rrethanat e sakta të vdekjes nuk janë prezantuar ende në gjyq.

33 vjeçari Mongan, u gjet i vdekur në kazermën e Catterick, në Yorkshire në veri të Britanisë në janar 2020 – tre javë pasi ishte parë për herë të fundit.

Në hetime u tha se ai kishte raportuar mendime vetëvrasjeje te eprorët, prej të paktën një viti, por asnjë masë nuk ishte marrë për mirëqenien e tij, përveç kontrolleve periodike në akomodimin e tij.

Ushtaraku ishte parë herën e fundit gjallë më 2 janar 2020 por nuk u gjet deri më 23 janar, tha hetuesi ushtarak Craig Hassall KC, i cili shtonte se viktima kishte qenë objekt i një sulmi të rëndë racor më herët në 2018.

Familjarët e viktimës ishin ankuar se zyrtarët e ushtrisë asnjëherë nuk kishin hetuar bullizimin që ai kishte pësuar, teksa e veja e viktimës tha se e vërteta nuk do të dilte në dritë nëse autorët e bulëzimit nuk thërriten si dëshmitarë.

Hetuesi akuzonte ministrinë britanike të mbrojtjes për marrje vendimesh bazuar në “prova selektive” në lidhje me sjelljen e eprorëve dhe më tej të “zgjedhjes së fakteve” për të shmangur përgjegjësinë e çështjes.

Nicholls ngrinte dyshime nëse cështja përfshihet në Nenin dy të ‘Konventës së të Drejtave të Njeriut’, që vendos detyrim ndaj shtetit për të mbrojtur qytetarët e vet.

Mjeku ligjor Jonathan Leach vendosi se cështja nuk kufizohet nga Neni dy, por do ta mbajë parasysh “nëse kjo mund të aplikohet”.

Ai shtoi: “Do të ketë një hetim të plotë e të guximshëm mbi vdekjen e korporalit Mongan dhe rrethanat që e sollën atë.’

Ai shtoi se do të prezantojë sferën e hetimit brenda 14 ditëve ndërsa gjyqi do të vijojë muajin që vjen./DailyMail/

FOTO GALERI
2/3
Kazermat Catterick, North Yorkshire

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA