Rezoluta antikorrupsion e PS të hënën në Parlament? Pritet drita jeshile në Konferencën e Kryetarëve

23/05/2024 12:10

Ka vetëm pak momente që ka nisur Konferenca e Kryetarëve ku pritet të vendoset kalendari i projektligjeve për t’u diskutuar e miratuar në seancën plenare të Parlamentit.

Në diskutim është Projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se “nëse projektrezoluta do të marrë dritën jeshile në konferencën e kryetarëve atëherë shkojmë drejt miratimit në parlament”.

Parashikohet që kjo të ndodhë në seancën plenare të së Hënës ku krahas diskutimeve për gjetjet në Javën e Gjelbër pjesa e dytë e seancës do t’i dedikohet diskutimit të kësaj Projektrezolute.

Në këtë seancë pritet të ketë edhe një fjalë nga kryeministri Edi Rama nga ku do të ritheksojë nevojën e thellimit të luftës me korrupsionin ku opozita duhet të jetë e përfshirë dhe të luaj rrolin e saj.

Top Channel