Policia e Kosovës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së trefishtë një ditë më parë në Pejë.

Mësohet se në pranga ka rënë Agron Gashi, ndërsa lajmi është konfirmuar nga burimet e policisë për gazetaren Leonita Bajrami.

“Pas një punë intensive dhe një punë të plotë me krimet e rënda, personi i dyshuar është lokalizuar dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, theksojnë burimet e policisë.

Tre të plagosurit të së njëjtës familje, janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

Top Channel