Nepali shënon ditëlindjen e 2568-të të Budës (fotot)

23/05/2024 19:28

Murgj e besimtarë ishin mbledhur sot në tempullin Boudhanath Stupa të Nepalit për të shënuar ditëlindjen e 2568-të Budës, në festivalin e njohur të Buddha Jayanti, ku celebrohet lindja, lartësimi dhe vdekja e tij.

Studentja vendase Anjana Tamang kishte ardhur në pelegrinazhin e shenjtë të budizmit tibetian, ndërsa thoshte për rrjetin AFP:

“Buda ka lindur në vendin tonë Nepal, dhe më sa di unë, kjo ishte koha ku ai arriti ndriçimin shpirtëror”.

Murgu Koshish Lobsang Waiba, shtoi:

“Arsyeja kryesore që ne celebrojmë Budën është sepse ai na mësoi pacifizmin, celebrimi mesazhit të tij anti-dhunë është gjëja më e mirë”.

Dita e veçantë u festua nga njerëz të të gjitha rrugëve të jetës në shumë tempuj budistë të kombeve të ndryshme.

Dita celebrohet nga besimtarët budistë duke treguar bindje dhe gëzim për ndriçimin shpirtëror të zotit Gautam Buddha.

Vendlindja e Budës, Lumbini, e shënon ditën me lutje e rituale për paqen në botë.

Momentet në fotogalerinë e mëposhtme janë sjellë nga rrjeti AFP dhe ai vendas në Nepal, Kathmandu Post.

FOTO GALERI
1/6
Murgj e besimtarë ishin mbledhur sot në tempullin Boudhanath Stupa të Nepalit për të shënuar ditëlindjen e 2568-të Budës

Top Channel