“Ka qenë i dënuar për vrasje dhe përdhunim”, flet gjyshi i 13-vjeçares që u ngacmua seksualisht nga 64-vjeçari: I mora telefonin me zor, i kishte shkruar që të…

23/05/2024 14:34

Të tjera dëshmi janë marrë nga familjarët e të miturës në Devoll, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar, i cili u vu në pranga pas denoncimit nga gjyshi i vajzës.

Ky i fundit ka deklaruar se ngjarja u zbulua nga telefoni i gruas së tij, e cila nuk ndodhej në Shqipëri, dhe në këtë periudhë e përdorte e mitura.

Ishin disa mesazhe që 64-vjeçari, siç pretendon gjyshja e saj, i shkruante të voglës duke i lënë pika takimi. Më herët nëna e saj tha se ai e kishte kërcënuar se nëse tregonte për ngacmimet, do t’i vriste babanë.

Ndërkohë gjyshi thotë se personi në fjalë është problematik, i dënuar më parë për vrasje dhe përdhunim.

“Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ja kërkova një ditë dhe sdonte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin “dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese s’kishte.

Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”, ka treguar gjyshi i vajzës së mitur për gazetaren e Top Channel Dhorjela Çule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA