Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ngriti shqetësimin në “Top Story” për sigurinë e kryeprokurorit Altin Dumani.
Ai tha se pas takimit me deputetët ishte nervoz dhe sipas Karamuços, para një jave kryeprokurori Dumani është ndjekur nga dy makina nga pas.
“Unë e pashë edhe dje edhe ishte pak i axhituar, nervoz, ka një trysni nuk e shfaq por e vuan shumë. Para një jave Dumani është përndjekur nga 2 makina mbrapa ku kanë dashur ta fotografoin se ku po shkote, atij i është dashur që të leërë një makinë jashët edhe me të blinduarën është futur brenda. Ai është personi më i kërkuar në Shqipëri e shihet me lup çdo ditë”-u shpreh Karamuço.
Nga ana tjetër analisti Arjan Curri tregoi edhe mesazhet kërcënuese që sipas tij kanë ardhur në adresë të kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani.
“Dumani ishte i trembur dje, ne jemi edhe specialistë të trupit, unë pashë një Duman të trembur. Unë kam informacion se mbas publikimit të fletave të arrestimit të 50 vetave, Dumani ka marrë një kërcëmin në telefon me tekst që ‘ti edhe 4 vite ke, por mua do me kesh gjithëmonë nga mbrapa’. E ka marrë këtë mesazh nga një numër me prejardhje nga Dubai, një numër një përdorimshëm edhe ky numër nuk ekziston më.
Fëmijët e Dumanit janë në Shtetet e Bashkuara, janë studentë edhe jeta e tyre është e mbyllur edhe bashkëshortja e tij vete i viziton , Dumani ka pikë të dobët se është familjar, baba. Problemi i tij është se çfarë do bëhet me mua kur të mbarojë mandati ne jemi pa strehë. Vetëm nëse Dumanin e marrin Shtetet e Bashkuara i japin një strehim atje, po të tjerët”-u shpreh Curri.
Top Channel