Gjykata e Vlorës ka dhënë dënimin me 18 vite burg ish-policin Arjan Tase i cilipërplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia dy vite më parë.

Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvillua ditën e sotme, në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohej nga gjyqtare Alba Ngresi dhe Laurant Fuçis, ndërsa prokurore Eranda Laze.

Përmes seancës së mbajtur sot, Gjykata e Vlorës e shpalli fajtor për ngjarjen në Potam, në gusht të vitit 2022.Ndërkohë që prokuroria e Vlorës më datë 8 maj 2024 kishte kërkuar 15 vite burg për ish shefin e komisariatit të Himarës, por gjykata e ka çuar në 18 vite dënimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Plazhin e Potamit në Himarë. Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Jonada me origjinë nga Tropoja kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetonin në Angli.

Ngjarja tronditi opinionin publik në të gjithë Shqipërinë të cilët u ngritën në protesta për javë me radhë. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA