Shkëlqim Devolli, pronari i “Devolli Corporation” ndodhet në një vizitë disa ditore në Amerikë. Biznesmeni i njohur Kosovar është pritur nga disa prej kongresmenëve më të rëndësishëm amerikan.

Vizita e karakterit ekonomik e z.Devolli synon të forcojë më shumë partneritetin tregtar mes Amerikës dhe Kosovës. Në këtë kuadër u zhvilluar takimi edhe me republikanët Warren Davidson nga Ohio dhe Chris Smith nga Nju Xhersi duke nënvizuar mesazhin se forcimi i marrëdhënieve tregtare do të jetë edhe një garanci për miqësi të përhershme mes dy popujve. Jashtë fokusit të takimeve nuk ka mbetur as siguria në rajonin e Ballkanit dhe në botë, takim për të cilin është pritur edhe nga kongresmeni Jimmy Paneta, i cili është edhe i biri i ish drejtorit të CIA-s, i njohur edhe për eliminimin e terroristit Bin Laden.

Një ditë më herët z.Devolli ka takuar edhe kongresmenin Kevin Hern dhe senatorin John Peter Ricketts. Kongresmeni Hern është gjithashtu një figurë drejtuese në bordin e kompanisë prestigjioze madh në botë “McDonald” si dhe kandidat për Kryetar Kongresi. Duke qenë se politikanët në SHBA kanë hyrë në politikë pas sukseseve që kanë pasur si biznesmenë, temë e takimeve ka qenë edhe rritja e bashkëpunimit të deritanishëm mes tregut amerikan dhe atij kosovar.

Shkëlqim Devolli ka shprehur gatishmërinë që korporata që drejton me shtrirje në Kosovë, rajon, Europë dhe SHBA të shtrijë më tej mundësitë për bashkëpunime tregtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA