Partnerët e koalicionit në Spanjë bëjnë thirrje për ‘tërheqjen e ambasadorit nga Izraeli’ (fotot)

22/05/2024 18:03

Pasi kryeministri socialist Sanchez njoftoi se Spanja do të njohë shtetin e Palestinës, të tjerë politikanë nxitën për hapa të mëtejshme kundër Izraelit prej fushatës së tij shtatë-mujore ushtarake në Gaza.

Inigo Errejon, zëdhënësi i partisë së majtë Sumar, aleate e koalicionit, përgëzoi kryeministrin për lajmin por shtoi se kjo nuk është diçka për të celebruar pasi po ndodh në mesin e një gjenocidi.

“Për ne kjo është një  pikë nisjeje,” tha përfaqësuesi i Sumar, duke i bërë thirrje Sanchez të mbështesë padinë e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare dhe mandatet e arrestimeve për krime lufte në konfliktin brutal në Gaza. Agjencia turke Anadolu tha se të tjera sugjerime mes pjesëmarrësve ishin embargo totale tregtare ndaj Izraelit dhe ndërprerje e lidhjeve me qeverinë atje.

“Nëse ka kuptim të tërheqim ambasadorin tonë nga Argjentina prej disa ofendimeve, ateherë përse nuk ka kuptim të tërheqim ambasadorin nga Tel Avivi për vdekjet e 35,000 njerëzve — 15,000 prej të cilëve llogariten se janë fëmijë?” pyeste Errejon, duke iu referuar vendimit të djeshëm për tërheqjen e ambasadorit nga Buenos Aires pas disa komenteve ofenduese për gruan e Sanchez në Madrid.

Grupi i majtë i Katalonjës, ERC, tha se lëvizje është sërisht “shumë pak, shumë vonë”.

“Ata janë duke njohur më shumë rrënojat dhe kufomat, jo një territor”, tha Gabriel Rufian i grupimit katalan ERC.

“Duhet të marrim hapa konkrete … por ata nuk guxojnë është Izraeli dhe aleat i SHBA”, shtonte për kryeministrin Sanchez dhe Ione Belarra, e partisë Podemos.

Ajo tha më tej se lëvizja për njohjen e Palestinës është simbolike pasi qeveria nuk ka specifikuar kur do ta bëjë këtë, me çfarë apo si do ta mbrojë.

Partitë e djathta spanjolle kundërshtonin lëvizjen për njohjen e Palestinës.

“Spanja po vendos vetëm një pozitë baraz-distancimi mes terrorizmit dhe shtetit demokratik të Izraelit”, tha Santiago Abascal i partisë së djathtë Vox në debat. /AnadoluAgency/

FOTO GALERI
1/3
Pasi kryeministri socialit Sanchez njoftoi se Spanja do të njohë shtetin e Palestinës, të tjerë politikanë nxitën për hapa të mëtejshme kundër Izraelit prej fushatës së tij shtatë-mujore ushtarake në Gaza.

Top Channel