Dy profesionet më të vjetra në botë, spiunazhi dhe prostitucioni, i bashkon roli dhe ndryshimi i pamjes. Ato kanë krijuar habi, konfuzion dhe intriga të errëta në shoqëri.

Në realitetin shqiptar, gjithkush kur dëgjon emrin e Sigurimit të Shtetit, ndjen dridhje në kurriz dhe një valë dyshimi për ngjarje dramatike që ende nuk janë zbardhur të plota.

‘Keqdashja ka qenë e skajshëm e qëllimshme dhe për më tepër kam shtruar si problem akuzues nga politikan që kanë qënë me dosje nga Sigurimi i Shtetit. Që të jem më ekzakt do të ishte me interes që të shihej dosja kaosi që unë përmend në libër dhe aty jepen në mënyrë të saktë politikanët që kanë qënë me letra aktive nga Sigurimi i Shtetit’- u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetror

Një nga anët më të mistershme për popullsinë shqiptare ishte mënyra se si funksiononte Sigurimi i Shtetit. Ka interes të dihet se kush ishin spiunët e punësuar dhe ata vullnetar që hartonin e përpilonin infomacione për armiqtë dhe dashakeqsit e atdheut.

‘Si shërbim informativ u krijua që në kohën e luftës. Vendimin për këtë u morr në konferencën e parë të PKSH në labinot të Elabasanit’- u shpreh Xhavit Shala, Ekspert i Sigurisë.

‘Ky është një debat i hapur por për mua spiunazhi ka ekzistuar që në momentin që ka ekzistuar shtetit.’ u shpreh Kastriot Kotoni, gazetar.

Top Channel