Inside Story/ Ish-drejtuesi i Sigurimit: Ja si e shpëtuam Ramiz Alinë nga agjentët jugosllavë

22/05/2024 22:08

Ishte viti 1983, kur Ramiz Alia kishte planifikuar një vizitë në Kukës, Krumë dhe Has. Inteligjenca jugosllave, që kishte si objektiv konstant Shqipërinë, kishte palinifikuar një atentat ndaj tij me qëllime destabilizuese. Për këtë plan, Sigurimi i Shtetit nuk kishte të dhëna.

“E vërteta është se Sigurimi i Shtetit në atë kohë nuk kishte informacion se po përgatitej diçka kundër presidentit të asaj kohe Ramiz Alisë. Ngjarja filloi të na ngacmojë që në momentin kur u fikën dritat në turizmin e qytetit dhe sidomos denoncimi që erdhi kjo na dha sinjalin se këtu diçka nuk shkon”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetror.

Të nesërmen e asaj dite u bë një denoncim i frikshëm. Në depozitat e fabrikës ku prodhohej buka për banorët e qytetit, një natë më parë ishte tentuar të hidhej diçka nga një person i paidentifikuar. Personi nuk e kishte arritur dot misionin e tij që me gjasë, lidhej me helmimin e bukëve për banorët.
Episodet me shkpëutjen e energjisë dhe tentativën për helmin e bukëve nuk u konsideruan rastësore nga Sigurimi. Oficerët dhe grupet operative të terrenit ngritën në nivelin maksimal gatishmërinë në vijimin e vizitës në Krumë.

“Ndërtuam operacionin në mitingun që do të zhvillohej në Krumë. Kjo na dha mundësinë që ne të kontrollonim njerëzit që ne i konsideronim si të mundshëm dhe kishin kryer shërbime dhe favore ndaj shërbimit jugosllav”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Në arkivën e sigurimit të shtetit kishte informacione për fisin Dauti që kryenin shërbime në favor të jugosllavëve. Për të patur nën kontroll situatën, mes pjesëtarëve të atij fisi u fut një agjent i infiltruar, njëjtë siç ndodh n Man Dauti, Muç Dauti, Xhemal Dauti, Ukë Dauti dhe të tjerë persona të familjes po përqendroheshin në rreshtin e dytë të tribunës. Man Dauti mbante një bombë në xhep për t’ja dhënë më pas Ukë Dautit sipas asaj që raporton ish funksionari i lartë i Shërbimit Bujar Hoxha, në librin e tij ku rendit operacionet ku ka qenë pjesë.

“Ne ishim ende pa informacion që ky njeri kishte një mjet kaq të rrezikshëm por dikush i pirë me mbiemrin Meshi kishte thikë dhe një qytetar na njoftoi dhe shkuan punonjësit e policisë e morën me dhunë dhe Mani u tremb dhe nxori bombën për t’ja dhënë bashkëpunëtorit tonë Gjeologu. Ai nuk e pranoi dhe njoftoi një kuadër tonin dhe aty përfundoi dhe i arrestuam në flagrancë dy vëllezërit Dauti’

Mes vëllezërve që mbaheshin në qeli të ndryshme, filluan të shkëmbeheshin letra. Ata këshillonin njëri – tjetrin që të mbanin gojën mbyllur. Nga përpunimi i të dhënave, Hetuesit e Sigurimit konkluduan se Man Dauti ishte agjent i jugosllavëve. Thuhej se ai ishte betuar për atentatin ndaj Ramiz Alisë para agjentit të afirmuar të jugosllavëve Avdyl Alija.

Në 1948 Man Dauti do të ekzekutonte një bashkëfshatarin e vetë. Më pas do të regjistrohej në një hotel në Gjakovë dhe me ndihmën e Avdyl Alisë do të ndërtonte alibinë e pafajësisë. Zbulimi jugosllav do ta rekrutonte menjëherë me ndihmë e kushëririt të tij Avdyl Aliaj (Dauti) që gjatë viteve të luftës, ishte sistemuar në rrethinat e Gjakovës. Jugosllavët i kishin dhënë emrin e koduar “Malësori”.

Top Channel