Gruaja e ‘bodybuilder-it’ vdes nga plagët horror, pas pretendimit se ‘u rrëzua duke pastruar’ (fotot)

22/05/2024 15:29

31 vjeçarja Marcela Luise, kishte pësuar plagë në kokë e në trup, por bashkëshorti i saj pretendonte se i ishin shkaktuar nga një rrëzim teksa ishte duke pastruar.

Daily Mirror shkruan se gruaja ishte rrahur nga bashkëshorti i saj ‘bodybuilder’ kur bija e tyre ishte në shkollë dhe kishte vdekur në spital pas 10 ditësh në trajtim intensiv.

Marcela Luise, u shtrua në spital më 10 maj në spitalin e Santa Monica në Brazil. Bashkëshorti i saj Igor Porto Brandao, i cili e solli atë në spital, u arrestua pas zbulimit të plagëve të shumta të Marcela edhe pse ai pretendonte se gruaja ishte rrëzuar duke pastruar në shtëpi.

Sportisti bodybuilder Igor u arrestua pasi policia zbuloi se plagët e gruas së ndjerë nuk përputheshin me një rrëzim.

Shefja e policisë Bruna Coelho tregonte sesi narrativa e rreme e Igor nuk përputhej me realitetin: “Ai i tha policisë se gruaja ishte rrëzuar teksa pastronte, dhe se ai i kishte bërë një banjë para se ta sillte në spital”.

Por policja shpjegonte sesi bashkëshorti kishte një temeprament agresiv dhe më parë kishte sulmuar një fqinj dhe një punonjës supermarketi. Lajmi tragjik i vdekjes së Marcela u konfirmua dje nga tezja Fernanda Paula Miranda.

Duke folur në televizionin brazilian kur mbesa ishte ende në jetë në spital, Fernanda tha: “Ajo nuk punonte sepse ai nuk e linte, e kontrollonte. Ai e ofendonte dhe e turpëronte, duke i thënë se nuk dinte të bënte asgjë”.

Policia tha se hetimet për shkaqet e sakta të vdekjes vijojnë.

FOTO GALERI
1/3
31 vjeçarja Marcela Luise, kishte pësuar plagë në kokë e në trup, por bashkëshorti i saj pretendonte se i ishin shkaktuar nga një rrëzim teksa ishte duke pastruar.

Top Channel