“Djalli me fytyrë engjëlli” diagnostikohet me leuçemi, gruaja e presidentit sirian i mbijetoi më parë kancerit

22/05/2024 19:44

Asma Assad, gruaja e presidentit sirian Bashar Assad, është diagnostikuar me leucemi mieloide akute (AML).

Gjendja u identifikua pasi zonja e parë iu nënshtrua një sërë testesh pas shfaqjes së simptomave, thuhet në deklaratë.

48-vjeçarja do kërkojë izolim gjatë trajtimit të saj, sipas njoftimit të zyrës.

AML është një lloj kanceri shumë vdekjeprurës që prek palcën e eshtrave dhe mund të përparojë me shpejtësi.

Kimioterapia e mëparshme është një faktor rreziku për sëmundjen. Asma Assad ishte diagnostikuar më parë me kancer gjiri, por njoftoi shërimin e saj të plotë në vitin 2019 pas kimioterapisë në një spital ushtarak sirian.

Bankierja e investimeve me origjinë britanike u martua me Bashar Assad në dhjetor 2000, pesë muaj pasi ai kishte marrë pushtetin pas vdekjes së babait të tij, Hafez Assad.

Kur 25-vjeçarja Asma Assad mbërriti në Damask, për t’u martuar me Bashar Assadin, ngjalli shpresa të mëdha.

Pas tridhjetë vitesh diktaturë të hekurt të Hafez Assadit, babait të Basharit, dukej se kishte ardhur koha e shkrirjes.

Bashari kishte shkuar të studionte në Londër, ku ishte bërë okulist.

Për 11 vjet, nuk ndodhi pothuaj asgjë. Regjimi sirian nuk u demokratizua. Megjithatë, çifti presidencial, edhe për shkak të rinisë dhe klasit të saj, kur udhëtonte jashtë vendit, shkaktonte admirim.

Asma al-Assad akuzohet se ka nxitur, ndihmuar dhe inkurajuar krime të luftës nga forcat e qeverisë siriane.

48-vjeçarja Asma al-Assad, e cila ka lindur dhe është arsimuar në Londër para se të bëhej zonja e parë e Sirisë në vitin 2000, po hetohet pas padive ligjore që pretendojnë se fjalimet e saj dhe paraqitjet publike në mbështetje të ushtrisë siriane e implikojnë atë në krimet e lartpërmendura, duke përfshirë edhe përdorimin e armëve kimike.

Asma al-Assad konsiderohej një prej “Zonjave të Para” më simpatike dhe të shkolluara, por që prej fillimit të luftës, ajo konsiderohet si “djalli me fytyrë engjëlli”, pasi ka mbështetur të shoqin në vrasjen e popullsisë.

Pavarësisht fakti se vendi prej vitesh ndodhet në luftë, ajo vazhdon të bëjë jetë luksi.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA