Biznesmeni kinez del në gjyq në New York me akuza mashtrimi 1 miliardë dollarë (fotot)

22/05/2024 21:47
Guo Wengui

Një biznesmen i pasur kinez, i njohur për retotikat kritike ndaj partisë komuniste të Kinës që prej vendosjes në SHBA një dekadë më parë, ka dalë në gjyq në New York me akuza madhore mashtrimi.

57 vjeçari Guo Wengui, akuzohet për orkestrimin e një serie skemash mashtrimi financiar në shumë vende, që kanë shkaktuar më shumë se 1 miliardë dollarë humbje.

Gjyqi federal me anëtarë jurie në Manhattan, pritet të zgjasë disa javë.

Guo, dikur nga njerëzit më të pasur në Kinë, i ka refuzuar akuzat që prej arrestimit të tij në fund të vitit të shkuar. Ai është deklaruar i pafajshëm nga akuzat e investimeve manipuluese që datojnë prej vitit 2018. Gjykatësja Analisa Torres konfirmoi anëtarët e jurisë dhe 12 akuzat ndaj Guo.

Largimi i Guo nga Kina në 2014 erdhi mes një fushatë anti-korrupsion ku autoritetet akuzonin biznesmenin për rryshfet, manipulin madje dhe përdhunim, shkruajnë mediat.

Por Guo mbrohet duke thënë se akuzat janë të fabrikuara për ta penalizuar pasi sipas tij ekspozoi korrupsionin brenda partisë komuniste kineze.

Gjatë qëndrimit në New York, ai krijoi një aleancë me Steve Bannon, ish-këshilltarin politik të Donald Trump, me objektiva kundër qeverisë komuniste kineze.

Në fillim të këtij muaji Yvette Wang, shefja e stafit të Guo pranoi akuzat e manipulimit financiar me disa kompani, për të cilat vetë Guo tashmë përballet me deri në 10 vjet burg.

Prokuroria thotë se me skemat e tij biznesmeni tërhiqte investitorë duke i këshilluar të investonin në kompani të tjera të kontrolluara nga vetë Guo.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/3
57 vjeçari Guo Wengui, akuzohet për orkestrimin e një serie skemash mashtrimi financiar në shumë vende, që kanë shkaktuar më shumë se 1 miliardë dollarë humbje.

Top Channel