Adoleshenti vret dy 24-vjeçarë me makinën luksoze të babait të tij biznesmen, gjykata e liron me kusht që…

22/05/2024 17:24

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Indi, që ka shkaktuar zemërim nga vendasit, pasi një vendim gjykate liroi një 17-vjeçar që vrau dy persona, në një aksident me makinën luksoze “Porche” të babait të tij. 

Aksidenti ndodhi të dielën e kaluar, kur djali i biznesmenit Vasgal Agarwal përplasi për vdekje 24-vjeçarin Anis Audaya dhe 24-vjeçarin Asini Costa, të cilët lëviznin në një motoçikletë.

Sipas informacioneve, 17-vjeçari, i cili u konstatua se ishte i dehur, në momentin e aksidentit fatal arriti shpejtësinë 200 km/h. Ai kishte dalë për shëtitje me miqtë e tij. Pasi përplasi dy të rinjtë makina luksoze u përplas edhe me automjetet e tjera të parkuara.

Gjykata ku u dërgua e la të lirë me kusht që 15 ditë të bënte punë publike dhe të shkruante një raport 300 fjalësh “për ndikimin e aksidenteve rrugore dhe zgjidhjen e tyre”.

Të martën policia arrestoi biznesmenin, babain e 17-vjeçarit, pasi i kishte dhënë makinën të miturit, i cili nuk kishte patentë drejtimi.

Oficerët e policisë që kanë marrë përsipër rastin kërkojnë që i mituri të kthehet në gjykatë si i rritur me një zëdhënës të policisë duke thënë se “kushdo që ka ndihmuar të akuzuarin duhet të dënohet ashpër. Fajtorët do të dënohen pavarësisht gjendjes së tyre financiare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA