Tramvajët e kuq të Stambollit do të marrin së shpejti një transformim modern (fotot)

21/05/2024 19:27

Tramvajët e famshëm të bardhë me të kuqe të Stambollit u shfaqën më shumë se një shekull më parë, por zyrtarët kanë vendosur se dhe ata duhet ti nënështrohen një makijazhi me instalime moderne.

Mjetet e vjetra adhurohen nga vendasit e turistët dhe janë kthyer në simbole të bulevardit Istiklal.

Por tashmë do të zëvendësohen nga mjete me bateri dhe në vend të dritareve per te pare prapa do të kenë kamera.

Ali Tugrul Kucukalioglu, drejtori i transportit elektrik të qytetit tha per rrjetin AFP:

“Sistemi i tramvajeve është një nga simbolet e Stambollit, prandaj ne po zbatojmë moton e përzierjes së nostalgjisë me teknologjinë, për ta çuar Stambollin në të ardhmen. N duam të ruajmë atmosferën historike e nostalgjike, por dhe t’i ofrojmë stambollitëve përshtatjen me teknologjinë”.

Ali shtonte më tej se nuk do të ketë shumë ndryshime përveç faktit që pasagjerët nuk do të mund të mbahen më në hekurat e tramvajit me trupin jashtë.

“Tramvaji do të jetë i njëjtë, nuk do të ndryshojë gjë, vetëm se njerëzit nuk do të kuptojnë nëse rryma vjen nga kavo e sipërme apo nga bateria”.

Ndërsa shitësi lokal Yusuf Deniz, tha për rrjetin AFP:

“Turistët nuk mbahen dot në tramvaj siç mbahemi ne, i kam parë që bien shumë herë me fytyrë përtokë, ndoshta tramvajët e rinj do të jenë më mirë.”

Tramvajët e rinj me bateri do t’i mbeten besnikë pamjes së vjetër sa munden, duke ruajtur dyshemenë e drunjta dhe sediljet e harkueshme.

Ndërsa dy kamera në anët e mjetit do të zëvendësojnë pasqyrat e vjetra për pamjen e pasme  të pasagjerit e shoferit.

Por vagonët e rinj nuk do të kenë hekurat e jashtëm anësorë, ku pasagjerët mbaheshin për të udhëtuar rrugën Istiklal me trupin jashtë mjetit.

FOTO GALERI
1/7
Tramvajët e famshëm të bardhë me të kuqe të Stambollit u shfaqën më shumë se një shekull më parë

Top Channel