Foto ilustruese

Një 24-vjeçar është plagosur në rrethana ende të paqarta për policinë e Durrësit.

Mbrëmjen e së martës në spitalin rajonal të  Durrësit ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri një i ri nga Shënavlashi.

Ai është plagosur në afërsi të banesës, në rrethana ende të  paqarta. Me të marrë njoftim mbi plagosjen e shtetasit Eduart Buçeza 24 vjeç, në vendngjarje kanë  shkuar forca të shumta të policisë  dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Pika kontrolli janë ngritur në akse të ndryshme dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes. Ndërkohë po hetohet dhe mbi konfliktet e mundshme të të plagosurit.

“Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA