Mikrokreditë, guvernatori në Komisionin e Ekonomisë: Nuk kishim fuqi ligjore që t’i ndalonim

21/05/2024 19:30

Edhe pse ankesat nga qytetarët kishin filluar që në 2020-tën pranë institucioneve për skemat e abuzive të mikrokredive, që rëndonin qytetarët me kredi me interesa dhe kamata të shtrenjta, deri në sekuestrimin e pronave, Banka e Shqipërisë si autoritet mbikëqyrës u shpreh se nuk ka pasur fuqi ligjore t’i ndalonte.

Në një seancë maratonë prej katër orësh në Komisionin e Ekonomisë, guvernatori Sejko u shpreh se institucioni i ka bërë një revokim të pjesshëm të licencës, por për të ndalur tërësisht skemat abuzive, ai kërkoi ndryshime ligjore

Seanca u shoqërua me debate të forta, ndërsa opozita më e ashpër me tonet e saj akuzoi Guvernatorin se ka neglizhuar krijimin e këtyre skemave

Një përplasje e ashpër mes deputeti Agron Shehaj dhe guvernatorit solli një masë paralajmërimi për përjashtim nga kryetari i komisionit Eduard Shalsi.

Për çështjen në fjalë Prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim të cilin ia ka deleguar SPAK, pasi dyshohet se ka shpërdorim detyre edhe nga zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë apo institucioneve të tjera përgjegjëse.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA