Fotot/ “Mirë se vjen Lord Cameron”, vendoset në Tiranë posteri gjigant për vizitën e ish-kryeministrit britanik

21/05/2024 18:02

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Burime diplomatike në Londër dhe Tiranë thanë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, se kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 maj.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Në kryeqytet kanë nisur përgatitjet, ndërsa në sheshin “Nënë Tereza” është vendosur posteri ku shkruhet “Mirë se vjen Lord Cameron”.

Kryeministria njofton se kreu i qeverisë Edi Rama dhe Sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod.

“Ditën e nesërme, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron. Pas takimit, Kryeministri Rama – Sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod”, sipas njoftimit të Kryeministrisë.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falënderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavshme çdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA