FOTO/ Ngjarja e rëndë në Kavajë! E bija rrëfeu abuzimin seksual te psikologia e shkollës, çfarë deklaroi 48-vjeçari në polici pas arrestimit

21/05/2024 11:02

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me rastin e rëndë në Golem të Kavajës, ku një 15-vjeçare ka denoncuar të atin për abuzim seksual prej 4 vitesh.

Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton për Top Channel se e bija e 48-vjeçarit, Bledar Rako, ka zbuluar abuzimin seksual gjatë një bisede me psikologen e shkollës dhe me të marrë njoftim prej saj, policia e Kavajës është vënë në lëvizje dhe ka bërë ndalimin e tij.

Pas ndalimit, Rako, që punon si shitës në një pikë karburanti, ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie me të bijën. E mitura ka deklaruar se ka qenë e abuzuar herë pas here gjatë 4 viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA