Stella Assange ngre lart të drejtën e apelimit të ekstradimit të bashkëshortit Julian në SHBA (fotot)

20/05/2024 18:53

Në një konferencë shtypi në Londër, Stella Assange tha sot se është “një shenjë shumë e mirë” fakti që bashkëshorti Julian Assange fitoi të drejtën për të apeluar ekstradimin e tij drejt SHBA, me akuza spiunazhi për publikimet e rrjetit Weakileaks.

Assange kërkohet nga Uashingtoni për publikimet e mijëra dokumenteve të ushtrisë së SHBA ku shfaqen abuzimet e ushtrisë në vende të ndryshme.

“Administrata e SHBA duhet të përfitojë nga ky moment për të hequr dorë nga akuzuat dhe të distancojë veten nga ky persekutim”, tha Stella Assange.

Dy gjykatës në Londër i dhanë Assange të drejtën e apelit pasi i kishin kërkuar më herët siguri Uashingtonit që ‘të akuzuarit t’i mbrohet e drejta e fjalës së lirë në gjyqet në SHBA’.

Gruaja e tij Stella tha sot jashtë gjykatës se kjo “shënon një pikë kthese” dhe se “jemi të lehtësuar që gjykata mori vendimin e drejtë”.

Grupi i të drejtave Amnesty International e quajti vendimin “një lajm i rrallë pozitiv për Julian Assange dhe mbrojtësit e lirisë s shtypit”.

“Tentativat e SHBA për të persekutuar Assange rrezikojnë median e lirë në të gjithë botën. Ato bëjnë qesharake obligimet e SHBA ndaj ligjit ndërkombëtar dhe deklaratat e tyre për përkushtim ndaj lirisë së shprehjes”, tha përfaqësuesi i Amnesty, Simon Crowther./AFP/

FOTO GALERI
1/3
Assange kërkohet nga Uashingtoni për publikimet e mijëra dokumenteve sekrete të SHBA ku shfaqen abuzimet e ushtrisë në vende të ndryshme.

Top Channel