Film dokumentar nga stilisti i njohur, protagonist modeli shqiptar

20/05/2024 22:02

Modeli me origjinë shqiptare, Elton Ilirjani, lajmëron filmin dokumentar të modës të krijuar nga Malan Breton në Paris gjatë muajit mars të këtij viti.

Filmi titullohet “Je Suis Mona!” dhe të vetmin personazh ka Ilirjanin dhe historinë e tij në industrinë e modës. Prodhimi kinematografik ka 20 veshje të krijuara nga Breton dhe xhirimet janë kryer në 20 vendndodhje të ndryshme të Parisit.

Filmi përfundon në shtator të këtij viti dhe do të prezantohet në disa festivale, përfshirë dhe Akademinë e Filmit në Los Angelos.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA