Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca (fotot)

20/05/2024 19:17

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e avionëve në historinë e vendit.

Kompania saudite e fluturimeve do të marrë 54 avionë tip A321, kurse nën-dega e saj ‘Flyadeal’ do të marrë 12 avionë tip A320neo dhe 39 të tjerë tip A321neo, thuhej në deklaratë.

“Kjo marrëveshje madhore përfshin 105 avionë të konfirmuar dhe është një moment i rëndësishëm për industrinë saudite të aviacionit”.

Zhvillimi vjen teksa autoritetet saudite kanë njoftuar ndërtimin e një aeroporti të ri  në kryeqytetin Riad, ku pritet të qarkullojnë 100 milionë pasagjerë në vit.

Përfaqësuesi qeveritar Saleh Eid, tha për rrjetin AFP se dërgesat e avionëve të rinj do të nisin në 2026 e do të vazhdojnë deri në 2032. Ai nuk pranoi të thoshte shumën që do të paguhet për avionët.

Kompania kryesore ajrore e vendit ‘Saudia’ me bazë në Jeddah, daton prej vitit 1945 kur mori avionin e saj të parë , si një dhuratë nga presidenti amerikan Franklin Roosevelt.

Vitin e kaluar Saudia njoftoi gjithashtu marrëveshjen e blerjes së 39 avionëve Dreamliner nga grupi amerikan Boeing, me opsion për dhe 10 avionë të tjerë.

Linja më e madhe ajrore e Lindjes së Mesme është ‘Emirates’ në Emiratet e Bashkuara fqinje, që ka numrin më të madh të pasagjerëve./AFP/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA