Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Albert Gudmundsson është një prej lojtarëve që ka spikatur më shumë në Serie A. Sulmuesi erdhi te Genoa pa bujë, por islandezi bëri “zhurmë” me golat dhe formën e tij, aq sa tani ka fituar admirues në Premier League dhe jo vetëm.
Mediet italiane kanë raportuar se në gjurmët e 26-vjeçarit është vendosur edhe Bayern Munich, me bavarezët që kërkojnë të përforcojnë sulmin dhe te Gudmundsson shohin cilësitë e duhura
.Juventus, Napoli, Inter dhe shumë klube të Premier League e kanë ndjekur me interes, teksa aktivizimi i Bayern-it mund të ndryshojë skenarin e Gudmundsson, që nga Genoa vlerësohet rreth 35 milionë euro.
Sulmuesi, që në Itali erdhi nga AZ Alkmaar ka zhvilluar 35 ndeshje midis kampionatit dhe Kupës duke realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 4 asistime./SuperSport
Top Channel