Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” në Fier, Novruz Cenalia njihet sot me masën e sigurisë.
Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur ne gjykatën e shkallës së parë në Fier 23 vjeçari Azgan Mërnica i cili ka qëlluar për vdekje me një plumb në kokë policin e forcave “Shqiponja” Novruz Cenaliaj.
Menjëherë pas ngjarjes Mërnica është larguar nga vendngjarja dhe në ndjekje të tij u vunë për 3 ditë me radhë forca të shumta policie dhe ato të Reneas por pa mundur ta ndalojnë, derisa mbrëmjen e datës 15 familjarët kanë negociuar me policinë dhe kanë bërë dorëzimin e autorit në ambientet e drejtorisë së policisë në Fier.
Togat e zeza nën drejtimin e gjyqtares Dajana Ndrea dhe prokuror Denis Hyka do të marrin sot masën e vlerësimit për autorin Azgan Mërnica i cili përfaqësohet nga avokati Xhevair Morina.
Top Channel