VIDEO/ Masakroi për vdekje gruan, shikoni sa gjakftohtë shkon në market dhe blen birra Eduart Denaj: Ma hap pak televizorin, dua të shoh lajmet

17/05/2024 17:49

Të tjera pamje janë publikuar nga mediat greke, që hedhin dritë mbi vrasjen makabre të 40-vjeçares shqiptare nga dora e të shoqit, Eduart Denaj, me të cilin ishte në proces divorci.

Ai i ka zënë pritë në rrugën që e dinte që ajo kalonte për të shkuar në punë, rreth orës 5 të mëngjesit, dhe e ka masakruar me thikë. (VIDEO)

Pas krimit autori ka shkuar në një hotel, ka qëndruar disa orë, ndërsa para se të dilte, i ka kërkuar recepsionistes që t’i ndizte televizorit, për të parë lajmet. Me siguri po kërkonte të dinte nëse mediat kishin nisur të flisnin për krimin që ai kishte kryer.

Më pas ka dalë nga hoteli dhe ka ecur për rreth një orë me këmbë, ku ka ndaluar më pas një market. Me një qetësi të frikshme, ai është futur brenda, ka blerë disa birra dhe është larguar.

Kujtojmë se ai u vu në pranga nga policia në një godinë në ndërtim e sipër në Athinë, dhe u gjet në gjendje të dehur. Pas dëshmisë së dhënë në polici ai deklaroi se nuk pendohej për krimin pasi sipas tij, e shoqja e kishte tradhtuar dhe se i “hante paratë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA