22/12 22:33
Kombëtarja e Gjermanisë ditën e djeshme bëri publike listën e futbollistëve të ftuar për kampionatin evropian që nis në 14 qershor.
Në listën e publikuar kishte vend edhe për portierin e Stuttgartit Alexandër Nubel i cili u shpreh i befasuar për mirë kur lexoi emrin e tij.
Ai nuk e kishte menduar se do të ftohej ndaj kishte rezervuar pushimet verore në Tanzani me familjen e tij.
“Unë kam planifikuar tashmë një pushim dhe rezervuar një safari në Tanzani, por do ta anuloj me shumë kënaqësi. Do të shkoj në Afrikë vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.
Nubel ndodhet në Stuttgart në formë huazimi nga Bayern Munich.
Top Channel