23/12 18:03
Partizani mposhti Skënderbeun mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e parë të “Final Four” me rezultatin minimal 1-0.
Pas një pjese të parë pothuajse të barabartë që përfundoi në barazim pa gola, të kuqtë shtuan presionin duke pasur raste të njëpasnjëshme në portën e korçarëve.
Goli i avantazhit dhe fitores erdhi në minutën e 47-të me anë të Archange Bintsouka. Partizani kishte mundësi të thellonte rezultatin por të kuqtë nuk arritën të shfrytëzonin rastet që patën në vijim.
Partizani do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër “Egnatia-Vllaznia” për titullin kampion të Shqipërisë. Skuadra që do të shpallet kampione e vendit, do të marrë pjesë në fazën e parë paraleminatore të Champions League.
Top Channel