Dyshohet se shkoi i dehur në zyrë dhe shqetësoi agjenten e krimeve, AMP heton shefin e Komisariatit në Lezhë

17/05/2024 18:20

Shefi i Komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha po hetohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Një agjente krimesh ka njoftuar AMP se një mbrëmje kur ajo ishte në shërbim, shefi i komisariati ka shkuar i dehur në zyrë dhe ka kërkuar sqarime për punën, që nuk kishin asnjë emergjencë.

Po ashtu, Hoxha u konstatua nga kolegët nën efektin e alkoolit duke udhëtuar nga Lezha në Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vazhdon hetimet, ndërsa nuk ka dalë ende në njoftim zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA