Armë, lëndë eksplozive, municione luftarake e para në banesë, arrestohen dy persona në Zall-Bastar! Mbillnin kanabis

17/05/2024 11:01

Dy persona janë arrestuar në Zall-Bastar për kultivim kanabis.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar kanabis në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara kabanisi.

Personat e arrestuar janë V.J 66 vjeç dhe T.T 32 vjeç dhe po punohet për kapjen e një 41-vjeçari tjetër A.K.

Gjatë kontrollit të banesës së 66-vjeçarit V. J. U gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Top Channel