Vrau me thikë bashkëshorten në Athinë, Eduart Danaj u kap në gjendje të dehur, detaje: Viktima mori 4 goditje vdekjeprurëse në gjoks dhe bark
16/05/2024 17:37
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Athinën mëngjesin e ditës së sotme (16 maj) ku shqiptari Eduard Danaj u arrestua nga policia pasi vrau me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj.
Gazetari i Top Channel Artur Bibe bën me dije se Eduart Danaj ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia dhe ende nuk është në gjendje të japë dëshmi para policisë. Aktualisht po e mbajnë në rajonin lokal të policisë dhe më pas do të dërgohet në drejtorin e policisë së Atikës.
Lidhur me ekzaminimin e trupit të 40 vjeçares, u gjetën plagë në qafë, në duar. Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta janë bërë 3 apo 4 goditje vdekjeprurëse në gjoks dhe në bark.
Top Channel