Të paktën 7 të vdekur, 12 të humbur nga përmbytjet në qytetin iranian të Mashad (fotot)

16/05/2024 18:09

Përmbytjet e sotme kanë marrë jetën e disa banorëve përfshi dhe të një familjeje me 3 fëmijë në verilindje të Iranit, njofton agjencia shtetërore IRNA.

Shirat e rënda, të papritura në Mashhad, qyteti i dytë me popullsinë më të madhe në Iran, raportohet se kanë vrarë të paktën shtatë njerëz dhe kanë shkaktuar dëme të shumta.

Kreu i zjarrfikësave në Mashhad, Hamidreza Kafiniya tha se dy nga viktimat mbetën të bllokuar në një makinë të përmbytur, ndërsa një nënë e tre fëmijë u përmbytën për vdekje në shtëpinë e tyre.

Zjarrfikësit thanë se vijonin të jepnin ndihmë për viktimat e përmbytjeve teksa 12 njerëz mbeteshin të humbur.

Guvernatori Mohsen Daveri tha se të paktën 250 familje u zhvendosën nga 150 banesa të dëmtuara, drejt fshatrave fqinje.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregonin rrugë të mbyllura në disa zona të qytetit dhe mjete gjysmë të zhytura në ujë, të cilat të zotët e tyre përpiqeshin të rekuperonin, shkruan rrjeti turk TRTNews.

FOTO GALERI
1/3
Shirat e rënda, të papritura në Mashhad, qyteti i dytë me popullsinë më të madhe në Iran, raportohet se kanë vrarë të paktën shtatë njerëz

Top Channel