Sudanezët në kampin e të zhvendosurve në Darfur, thonë se çmimet e ushqimeve po rriten (fotot)

16/05/2024 19:26

Sudanezë në kampin e të zhvendosurve Abu Shouk në veri të Darfur, thonë se çmimet e mallrave bazë po rriten dhe se tregtarët po përfitojnë nga situata e konfliktit.

Luftime të rënda janë raportuar ditët e fundit pranë zonave të banuara në konfliktin e papritur, ku grupi militant rebel raportohet se po avancon në krahinën e Darfur, shkruan rrjeti AFP.

Mohamed Adam, banor i El-Fasher tha se vendi është kthyer në një strehë për të zhvendosurit:

“Ka kampe refugjatësh brenda shkollave, ku janë vendosur ata që kanë lënë shtëpitë. Shpresoj që organizatat ndërkombëtare të shikojnë njerëzit në El-Fasher”, tha Adam per rrjetin AFP.

Te tjerë rezidentë janë “të bllokuar mes dy zjarreve të dhunës brutale” dhe krizës së urisë prej bllokimit të ndihmave dhe sezonit të shirave, tha dje koordinatorja humanitare e OKB.

Qindra njerëz raportohet se kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë detyruar të zhvendosen që prej nisjes së konfliktit civil vitin e shkuar mes ushtrisë dhe forcave paramilitare që kërkojnë kontrollin.

Zyrtarët thonë se kriza po përkeqësohet nga afrimi i sezonit të thatë dhe moslejimit të ndihmave, sipas koordinatores Clementine Nkweta-Salami.

“Aktualisht asistenca humanitare nuk mund të kalojë, ashtu si ajo bujqësore në formën e farave”, shtoi Nkweta-Salami.

FOTO GALERI
2/5
Mohamed Adam, banor i El-Fasher tha se vendi është kthyer në një strehë për të zhvendosurit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA