Punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë vazhdojnë të jenë të pezulluar nga detyra pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, la në fuqi vendimin e gjykatës.

Avokatët kërkuan heqjen e masës së pezullimit për inspektorët, por Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën.

Ndërkohë, për tragjedinë në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, SPAK kërkon akt-ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit.

Si pasojë e shpërthimit të 1 marsit, humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, të cilët po punonin me vinç në magazinën në pronësi të deputetit, ndërsa mbetën të plagosur 7 të tjerë.

Deputeti po hetohet nga prokuroria për vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Në pranga për tragjedinë përfundoi Leonard Gjini, pronar i kompanisë që po kryente punimet për ngritjen e magazinës në pronësi të Çelës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA