Samiti i Ballkanit Perëndimor në Malin i Zi/ Diskutohet Plani i Rritjes së rajonit me Bashkimin Europian

16/05/2024 15:05

Tre kryeminsitra shqiptarë Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferri u ulën bashkë në Kotor, për ta bërë të zbatueshëm planin e rritjes të BE për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama tha në këtë samit se kemi përgatitur plane për reforma individuale kemi identifikuar çështje që duhet të sjellim përpara dhe kemi nisur përgatitje për tregun e përbashkët.

Na duhet të punojmë mbi mundësinë e Planit të rritjes për të përgatitur vetveten për t’uintegruar në tregun e përbashkët që është shtylla e parë e planit. Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropian. Individualisht, ne i kemi përfshirë si objektiva në planin tonë të reformave e synojmë të jemi gati në 2027. Presim që Komisioni të finalizojë Udhërrëfyesin që të kemi një shteg të qartë përcaktuar përpara, bazuar sigurisht mbi praktikat e rregulloreve evropiane”, tha Rama.

Në fushën e shëndetësisë sa i takon integrimit të rajonit në aleancën kritike mjekësore, do të sugjeroja që të lëviznim me siguri drejt unionit të shëndetësisë në Evropë.

Muhamed Veliu-Sikurse edhe në samitet e shkuara të këtij formati tregyia pa barriera mes vende të Ballkanit perëndimor mori një vëmendje të konsiderueshme.

“Është synimi ynë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha fushat që kanë të bëjnë me tregtinë dhe doganat në BE, duke u përgatitur për anëtarësim të plotë në bashkimin doganor të BE. Dhe ato shtete që mund të hezitojnë dhe u referohen mospajtueshmërisë të rregulloreve e të gjitha gjërave kam vetëm një gjë për t’iu thënë: qysh prej 1995-ës Turqia ka një bashkim doganor me BE kështu që në momentin që ka vullnet ne mund të gjejmë zgjidhje për të gjitha ndryshimet ligjore apo administrative”, tha kryeministri.

Kryeministri Rama nga Kori foli edhe për situatën e fqinjësisë në Ballkanin Perëndimor.

“Ashtu siç të gjithë e dinë për Shqipërinë nuk është e shkuara që duhet të kontrollojë të ardhmen, por e ardhmja që të kontrollojë të shkuarën. Nga njëra anë, flasim për gjëra kaq të mëdha dhe duam të shihemi dhe të miratohemi si shtete anëtare, shtete anëtare europiane sa u takon mënyrës sesi sillemi dhe ndërkohë vazhdojmë të bllokojmë veten. Kjo nuk ka kuptim. Duhet ta lëmë politikën dhe çështjet dypalëshe dhe çfarëdolloj që ekziston mes nesh jashtë kësaj hapësire sepse sido që të jetë, në qoftë se bëjmë gjithçka në mënyrën dhe stilin europian brenda kësaj hapësire, kjo do të lehtësojë dhe paqësojë edhe atmosferën për të gjithë në mënyrë që të merren me çështjet dypalëshe”, tha kreu i qeverisë.

I kritikuar nga ndërkombëtarë për një sërë çështjesh kryeministri Albin Kurti e shikon të pashmangshëm bashkëpunim me BE por ama nuk bëri asnjë koment nëse do ti zbatojë në vazhdim këshillat e partnerëve të Kosovës.

“Nëse ka një porosi që dëshiroj t’i bëhet BE-së është të kontrollojë progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe të veprojë sipas atyre të dhënave. Për Kosovën, plani zhvillimor i BE-së paraqet mundësi për ta çuar përpara integrimin tonë në tregun unik evropian duke përshpejtuar reformat që kanë të bëjnë me demokratizimin e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut”, tha Kurti.

“Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, i mbështesim themelet parimore të vendosura në Planin e ri të aksionit për Tregun e përbashkët rajonal. Duke e marrë parasysh se jemi në periudhën para zgjedhjes së Qeverisë së re, aktivitetet e detajuara për të cilat janë përgjegjëse institucionet përkatëse, tek duhet të etablohen dhe zhvillohen në periudhën në vijim.”

Talat Xhaferri kryeministër i Maqedonisë së Veriut ndau në samit me udhëheqësit e tjerë këtë shqetësim.

“Këtu po ashtu dua të potencoj faktin se, që të ketë sukses Plani i ri i aksionit për Tregun e përbashkët rajonal, për të cilin punojnë shumë të gjithë, duhet të zhbllokohet puna e CEFTA-s dhe mendoj se është koha që Maqedonia e Veriut të ketë përfaqësuesin e saj në nivelin më të lartë”, tha Xhaferri

Plani i rritjes prej 6 miliard euro nuk është një cek i bardhë e pa kushte për Ballkanin Perëndimor. Përfitimi do të varet nga ecuria e reformave të brendëshme. Muhamed Veliu Top Channel Kotor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA