Nis ‘foltore 2’/ Pas protestës Berisha mbledh me urgjencë Kryesinë në seli Marrëveshja për pensionet me Italinë prej së cilës përfitojnë rreth 500 mijë shtetas shqiptar shënoi një moment konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës në Parlament.
Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe u ndal tek detajet e paktit me shtetin fqinj dhe përfitimet që rrjedhin prej saj.
“Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”, u shpreh Gonxhe.
Marrëveshja mori bekimin e opozitarëve, megjithëse në radhët e saj nuk munguan as zërat skeptik.
“Kjo marrëveshje bashkon palët politike se bëhet fjalë për ata që nuk jetojnë këtu“, tha Tabaku.
“Kur të nisë aplikimi, do të shihen defektet“, u shpreh Shehi.
Minatorët protestonin jashtë dyerve të Kuvendit për pensionet në një kohë që në gjysmë sallën bosh ligjvënësit i jepnin dritën jeshile marrëveshjes se pensioneve me Italinë.
“Jemi te diskriminuar”, ishte ankesa e minatorëve.
Brenda sallës debati u zhvendos për skemën e pensioneve në Shqipëri ku opozita nuk i kurseu kritikat. Në analizën e Jorida Tabakut skema e 2014 ka dështuar.
Top Channel