Pedagogia amerikane humbet qetësinë në gjyqin vrasjes së të dashurit polic në Boston, të shkelur me fuoristradë (fotot)

16/05/2024 15:38

E akuzuarja Karen Read shihej dje që humbiste qetësinë në gjyqin e vrasjes së të dashurit polic, të cilin akuzohet se ka shkelur me mjetin e saj fuoristradë duke e lënë të vdiste në dëborë.

44 vjeçarja po gjykohet në Massachusetts, SHBA për ‘vrasje të gradës së dytë’, vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të mjetit nën influencën e alkoolit duke shkaktuar lëndime e vdekje.

I dashuri i Read, oficeri i policisë John O’Keefe, u gjet i vdekur mëngjesin e 29 janarit 2022, pranë shtëpisë ku Read e kishte lënë, pasi kishin festuar së bashku.

Tashmë avokati i gruas thotë se ajo është pjesë e një ‘konspiracioni’, duke thënë se O’Keefe ‘është rrahur për vdekje nga të tjerë pasi pija e tij ishte kontaminuar gjatë festës’.

Sjellja e Read gjatë seancave ka qenë gjithnjë e ftohtë por dje ajo humbi qetësinë e saj duke hapur sytë e duke i bërtitur grupit të saj ligjor.

Viktima 46 vjecare O’Keefe kujdesej i vetëm për mbesën dhe nipin e tij. Ai ishte prej 16 vjetësh me policinë e Boston. Viktima u gjet pa ndjenja në dëborë me fraktura në kokë e sy të ënjtur.

I ndjeri ishte dërguar në spitalin e Brockton por u shpall i vdekur disa orë më vonë.

Avokatët e Read thonë se O’Keefe ishte përfshirë në një përleshje në festë, dhe se ndoshta më vonë “ishte sulmuar nga qen rruge”.

Avokati i gruas është Alan Jackson, i njohur më parë për çlirimin nga akuzat e sulmeve të aktorit ‘predator seksual’ Kevin Spacey.

Më herët në gjyq tregoheshin pamje të vrasëses natën e vdekjes së O’Keefe.

Në to shihet që ajo përqafon O’Keefe në barin CF Mcarthy’s në Boston teksa porosit pije në banak. Gruaja më pas shihet që puth e përqafon burrin, të cilin akuzohet se vrau disa orë më vonë.

Read, analiste financiare e më pas pedagoge në Bentley University akuzohet se ka shtypur burrin me mjetin e saj fuoristradë pas një debati atë natë.

Prokurorët thonë se marrëdhënia e Read me O’Keefe ishte drejt fundit prej tensioneve të tradhtisë dhe të dy fëmijëve që O’Keefe kishte në kujdestari, nipin dhe mbesën e tij të mbetur jetimë. Femijet fatkeqe tashme kane humbur dhe kujdestarin e tyre, shkruan rrjeti Daily Mail.

Mbrojtja argumenton se çështja është e mbushur me konflikte interesi dhe akuzon se prokurorët prezantojnë prova të rreme për jurinë.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/7
44 vjeçarja po gjykohet në Massachusetts, SHBA për ‘vrasje të gradës së dytë’, vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të mjetit nën influencën e alkoolit

Top Channel